Hidhet nga varka në liqenin e Pogradecit, humb jetën 30-vjeçari nga Maliqi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është mbytur në liqen.

Sipas të dhënave paraprake, i riu, Kurtis Rizvani, ka qenë në një varkë së bashku me dy persona të tjerë, kur është hedhur në ujë dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

The post Hidhet nga varka në liqenin e Pogradecit, humb jetën 30-vjeçari nga Maliqi appeared first on GIJOTINA.