Katër të plagosur nga aksidenti në aksin rrugor Levan-Tepeplenë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë fshatit Rromës.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete tip “Mercedes”, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosurit janë nëna dhe dy vajzat e saj së bashku me drejtuesin e njërit prej automjeteve.

Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Njëkohësisht, forcat policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Katër të plagosur nga aksidenti në aksin rrugor Levan-Tepeplenë appeared first on GIJOTINA.