Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Jorge Messi, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 68-vjeçare.
Ylli argjentinas mbërriti në Argjentinë me një fluturim privat nga Miami, së bashku me bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe fëmijët e tyre.
Ceremonia private mortore u zhvillua në varrezat “El Prado”, në qytetin Perez, pranë Rosario.
Në hyrje të varrezave u vendosën kurora me lule dhe mesazhe të shumta nga tifozët për familjen Messi.
“Qëndro i fortë, Leo, të duam”, ishte një nga mesazhet që tërhoqi vëmendjen.
Shkaku zyrtar i vdekjes së Jorge Messit nuk është bërë publik, ndërsa mediat lokale kanë raportuar se ai vuante nga kanceri.
Jorge Messi ishte një figurë kyçe në karrierën e djalit të tij dhe personi që e orientoi drejt futbollit që në moshë shumë të vogël.
Ai ishte trajneri i parë i Lionel Messit te klubi lokal Grandoli në Rosario.
Në vitin 2000, Jorge la gjithçka në Argjentinë për të shoqëruar djalin e tij në Barcelonë, ku nisi rrugëtimi që do ta kthente në një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë.
Më pas, ai u bë edhe agjenti i Messit dhe negocioi kontratat e tij të mëdha në Barcelonë, Paris Saint-Germain dhe Inter Miami.
Bota e futbollit ka reaguar me mesazhe ngushëllimi, ndërsa Federata Argjentinase ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbahet një minutë heshtje dhe lojtarët të mbajnë shirita të zinj.
The post Messi i jep lamtumirën e fundit babait të tij në një ceremoni mortore private në Rosario appeared first on GIJOTINA.