Aksident në Sarandë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”, ku janë përfshirë gjashtë automjete.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me dinamikën e përplasjes.

The post Aksident në Sarandë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën appeared first on GIJOTINA.