Alarm në FIFA? Infantino mbledh urgjent drejtuesit më të lartë në Marok

Gianni Infantino ka thirrur një mbledhje të veçantë me drejtuesit më të lartë të FIFA-s, e cila do të zhvillohet sot në Rabat të Marokut.

Sipas raportimeve, në qendër të takimit do të jenë pozitat gjithnjë e më të lëkundura të presidentit të FIFA-s, pas polemikave të fundit.

Në ditët e fundit, figura të rëndësishme të institucionit, si Sekretari i Përgjithshëm Mattias Grafström, drejtori i “Global Football Development”, Arsène Wenger, si edhe këshilltari Carlos Cordeiro, janë distancuar nga Infantino.

Kjo situatë vjen pas dështimit të planit të presidentit të FIFA-s për privatizimin e Botërorit, një projekt që ka shkaktuar kundërshti të forta në botën e futbollit.

Rabati nuk është zgjedhur rastësisht për këtë takim.

Kryeqyteti maroken është selia rajonale e FIFA-s për Afrikën dhe aty do të zhvillohet edhe Kongresi i 77-të i organizatës.

Po në Rabat janë planifikuar të mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s vitin e ardhshëm.

Takimi i sotëm pritet me interes të madh, pasi mund të japë sinjale të rëndësishme për të ardhmen e Gianni Infantinos në krye të qeverisë botërore të futbollit.

 

The post Alarm në FIFA? Infantino mbledh urgjent drejtuesit më të lartë në Marok appeared first on GIJOTINA.