UEFA ka prezantuar dy ndryshime të rëndësishme në rregullore përpara nisjes së sezonit të ri, të cilat do të zbatohen në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Risia e parë lidhet me kartonët e verdhë.
Nga ky sezon, lojtarët do të pezullohen pas grumbullimit të katër kartonëve të verdhë në fazën e ligës, ndërsa më parë pezullimi vinte pas tre kartonëve.
Pas pezullimit të parë, çdo ndëshkim i radhës do të vijë pas çdo dy kartonëve të tjerë të verdhë, pra pas të gjashtit, të tetit dhe kështu me radhë.
Ndryshimi i dytë ka të bëjë me tabelat elektronike në stadiume.
UEFA ka hequr rregullin që kërkonte ndalimin e orës në minutat e 45-ta dhe të 90-ta.
Tashmë, koha do të vazhdojë të ecë edhe gjatë minutave shtesë të akorduara nga arbitri, si në fundin e pjesës së parë ashtu edhe të ndeshjes.
Ky sistem është i ngjashëm me atë që përdoret prej dy sezonesh në Premier League.
Këto ndryshime vijnë në një periudhë tensionesh mes UEFA-s dhe FIFA-s.
Së fundmi, të 55 federatat anëtare të UEFA-s votuan unanimisht për t’u tërhequr nga një projekt i FIFA-s, duke kundërshtuar planet për t’ua kaluar të drejtat tregtare dhe të menaxhimit investitorëve privatë.
The post UEFA ndryshon rregullat, risitë që prekin të gjitha klubet në kupat europiane appeared first on GIJOTINA.