Zjarri që ka përfshirë pyjet e zonës së Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, Bashkia Tiranë vijon të jetë aktiv prej 10 ditësh.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe paraprakisht bëhet me dije se flakët kanë djegur rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore, kryesisht me lisa dhe dushqe.
Terreni i vështirë malor ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka.
Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa në terren ndodhen punonjës të Njësisë Administrative Zall-Bastar, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.
The post Tiranë/ Zjarri në Qafë Mollë aktiv prej 10 ditësh, shkrumbohen 8 hektarë pyje appeared first on GIJOTINA.