Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Janë zbardhur detajet e reja dhe është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Si pasojë e plagëve të rënda, 20-vjeçari Antonio Mateli, drejtues i një furgoni, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet rreth rrethanave të këtij aksidenti. Pritet që autoritetet kompetente të zbardhin detajet e plota mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

gijotina.com/

The post Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon appeared first on GIJOTINA.