Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë pasditen e sotme në zonën e Elbasanit.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka pasur magnitudë 3.5 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 16:28.

Epiqendra e lëkundjes ka qenë rreth 4 kilometra në juglindje të Elbasanit, ndërsa thellësia e vatrës sizmike është vlerësuar rreth 10 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

The post Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda appeared first on GIJOTINA.