Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë ndërsa kanë thirrur njëzëri: “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”. Kjo është dita e 62-të e protestës së tyre, ndërsa i kanë qëndruar bindshëm kërkesave.

Protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre për largimin e Ramës, ndërsa marshimii tyre është shoqëruar me thirrjet: “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Jepe dorëheqjen”, “Rama o tradhtar, na u zhduk sa më parë” dhe “Ju me gaz ne me vezë Edi Rama i pabesë”.

Një qytetar pjesëmarrës në protestë, në ditën e 62-të të saj, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me protestën.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se protesta ka nxjerrë në pah edhe pakënaqësitë e socialistëve që janë ngritur në protestë në rrethe, duke e quajtur shkelje të besës së dhënë.

Sipas tij reforma territoriale, e cila nënkupton shkrirjen e bashkive është pjesë e politikave të kryeministrit që synon paketën e maleve.

“Kjo protestë nxori në pah dhe pakënaqësitë e socialistëve. Janë këta që po shkelin jo besën që ua dhanë atyre, jo mua se unë nuk u përkas atyre. Është një mbështetje e madhe për shqiptarët kjo protestë.  Rama që po shpërbën bashkitë, është pjesë e politikave të tij. Kjo është për synim të paketës së maleve.”, tha ai.

gijotina.com/

The post Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar! appeared first on GIJOTINA.