Propozimi i PD për reformën territoriale: Vendi me 100 bashki, si ndryshon harta e Shqipërisë!

Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për një reformë të re territoriale, e cila parashikon rritjen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 100 bashki, duke rikthyer një pjesë të njësive administrative si bashki më vete dhe duke ndarë bashkitë më të mëdha të vendit.

Harta sipas PD

Harta e re e propozuar sipas PD synon të afrojë pushtetin vendor me qytetarët, përmes krijimit të njësive më të vogla administrative.

39 bashki të reja, nga 61 në 100 njësi vendore

Sipas hartës së propozuar nga Partia Demokratike, numri i bashkive rritet me 39 njësi, duke kaluar nga 61 bashki aktuale në 100 bashki.

Bashkitë e reja që shtohen janë:  Velipojë, Drivast (Drishti), Koplik, Bicaj, Shishtavec, Bregu i Matës, Orosh, Zadrimë, Mamurras, Rubik, Sukth, Fushë-Krujë, Lurë, Klos, Shupenzë, Kastriot, Petrelë, Kashar, Dajt, Arbanë, Ndroq, Ardenicë, Fiershegan, Dushk, Fratar, Cakran, Frakull, Bradashesh, Shpat, Shpirag, Otllak, Bilisht, Ersekë, Leskovik, Voskopojë, Mokër, Libohovë, Novoselë, Amantia, Orikum dhe Ksamil.

Tirana pëson ndryshimin më të madh

Ndryshimi më i rëndësishëm në hartën e propozuar prek Tiranën. Nga një bashki e vetme, kryeqyteti ndahet në gjashtë bashki:   Tiranë,  Kashar,  Dajt, Petrelë,  Arbanë, Ndroq.

Në këtë mënyrë sipas PD një pjesë e zonave periferike dhe rurale të kryeqytetit do të administrohen nga bashki të veçanta, ndërsa Bashkia Tiranë do të mbulojë zonën qendrore.

Shkodra ndahet në katër bashki

Edhe qarku i Shkodrës pëson një nga ndryshimet më të mëdha. Përveç Bashkisë Shkodër, krijohen edhe:  Velipoj,  Drivast (DRISHTI)  Koplik (duke u ndarë nga Malësia e Madhe) Kjo e çon zonën në katër bashki të mëdha vendore.

Fieri ndahet në disa bashki të reja

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm parashikohet në Fier. Përveç bashkive ekzistuese, krijohen: Frakull, Cakran,  Ardenicë, Fiershegan. Ndërsa Mallakastra ndahet me krijimin e Bashkisë Fratar.

Korça rikthen disa qendra historike si bashki

Në juglindje, reforma propozon krijimin e disa bashkive të reja:  Bilisht, Ersekë,  Leskovik,  Voskopojë dhe Mokër. Ndërkohë Korça, Maliqi dhe Pogradeci vijojnë të mbeten bashki më vete.

Ndryshime të rëndësishme edhe në Vlorë dhe jug

Në qarkun e Vlorës, përveç Bashkisë Vlorë, krijohen edhe:  Orikum,  Novoselë,  Amantia!

Ndërsa në jug të vendit propozohet krijimi i Bashkisë Ksamil, e cila shkëputet nga Saranda. Po ashtu rikthehet Bashkia Libohovë.

Lezha, Mirdita dhe Durrësi ndahen në më shumë bashki

Në veri dhe Shqipërinë e Mesme, projekti parashikon:  Lezha ndahet me krijimin e Bregut të Matës dhe Zadrimës. Mirdita ndahet me krijimin e Rubikut dhe Oroshit. Kurbini ndahet me krijimin e Mamurrasit.

Durrësi ndahet me krijimin e Bashkisë Sukth. Kruja ndahet me krijimin e Bashkisë Fushë-Krujë.

Berati dhe Elbasani ndahen në njësi më të vogla

Në qarkun e Beratit krijohen dy bashki të reja:  Shpirag dhe Otllak! Ndërsa në Elbasan krijohen: Bradashesh dhe Shpat!

Këto bashki shkëputen nga njësitë aktuale me synimin për të krijuar administrim më të afërt me komunitetet.

The post Propozimi i PD për reformën territoriale: Vendi me 100 bashki, si ndryshon harta e Shqipërisë! appeared first on GIJOTINA.