Aktivisti në protestë: “Luftën” e kemi me qeverinë që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët!

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka deklaruar gjatë protestës së 60-të kundër qeverisë se qytetarët nuk do të largohen nga sheshi deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Xhemalaj tregoi një episod nga një takim me banorë në zonën e Lushnjës, ku tha se një nënë i kishte kërkuar të mos e ndalin protestën derisa djali i saj emigrant të rikthehej në Shqipëri.

“Mos e lëshoni atë shesh derisa djali im të kthehet”, tha ai duke cituar bisedën me nënën.

Sipas Xhemalajt, ai i ka dhënë besën se protesta do të vijojë deri në kthimin e të rinjve shqiptarë në vend.

Aktivisti kritikoi qeverinë edhe për situatën e shërbimeve publike, duke përmendur tragjedinë e fundit në Shkodër, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijë gjatë një zjarri.

Ai ngriti akuza për mungesë reagimi dhe probleme me infrastrukturën.

“Luftën sot nuk e kemi me askënd tjetër, por me qeverinë shqiptare”, deklaroi Xhemalaj, duke shtuar se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre për ndryshim politik.

Deklaratat e aktivistit vijnë në kuadër të protestave të përditshme kundër qeverisë, të cilat sipas organizatorëve kanë hyrë në ditën e 60-të.

 

 

 

The post Aktivisti në protestë: “Luftën” e kemi me qeverinë që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët! appeared first on GIJOTINA.