Messi këshillon Lamine Yamal: E ardhmja e futbollit i përket brezit tuaj

Pas finales së Kupës së Botës 2026, Lionel Messi dhe Lamine Yamal u panë duke shkëmbyer një përqafim dhe disa fjalë në fushën e lojës, një moment që tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive.

Ylli i ri i Spanjës zbuloi më pas se kapiteni argjentinas e kishte inkurajuar të vazhdonte rrugën e tij në futboll.

“Më tha të ndjek rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Këto fjalë kanë po aq rëndësi për mua sa medalja e artë në qafën time”, u shpreh Yamal”

Ngjashmëritë mes dy futbollistëve janë vënë shpesh në dukje. Të dy janë mëngjarashë, kanë spikatur për aftësitë në driblim dhe në fillimet e karrierës kanë mbajtur numrin 19 në fanellë.

Yamal tregoi gjithashtu se pas ndeshjes kishte dashur t’i shprehte respektin dhe mbështetjen Messit.

“Ai është dikush që gjithmonë e kam admiruar. Në fund të ndeshjes i tregova respektin tim dhe u përpoqa ta ngushëlloja kur e pashë në atë gjendje”, deklaroi talenti spanjoll”.

Marrëdhënia mes tyre daton prej vitesh. Në vitin 2007, gjatë një sesioni fotografik të organizuar nga UNICEF dhe Barcelona, Messi, atëherë 20 vjeç, u fotografua duke mbajtur në krahë dhe duke larë një Lamine Yamal vetëm pesë muajsh, fotografi që vite më vonë u bë virale.

Edhe para finales së Botërorit 2026, Messi kishte vlerësuar talentin e sulmuesit të Barcelonës

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një yll botëror. Ka një karrierë të tërë përpara”, ishte vlerësimi i tetë herë fituesit të Topit të Artë për Lamine Yamal”.

The post Messi këshillon Lamine Yamal: E ardhmja e futbollit i përket brezit tuaj appeared first on GIJOTINA.