Vendimi/ “TikTok” do të mbyllet në Shqipëri brenda javës

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka urdhëruar kompanitë e internetit që të ndërmarrin masa për bllokimin e aksesit në aplikacionin “TikTok” dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar.

Sipas urdhrit të AKSK-së, do të realizohen veprime të tilla si:

Bllokimi i IP-ve të TikTok në Shqipëri
Bllokimi i DNS-ve të TikTok
Bllokimi i Server Name Indications (SNI) të TikTok
Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance, pronar i TikTok

Qeveria njoftoi pezullimin për një vit të platformës online TikTok, duke pretenduar se po negocionin për vendosje filtrash e masash mbrojtëse, por kundërshtarët politikë akuzojnë kryeministrin Edi Rama se synon t’i censurojë dhe pengojë fushatën në një rrjet social që është jashtë kontrollit të tij.

Partia Demokratike ka thirrur edhe një protestë të Shtunën, kundër vendimit që e cilëson një akt censure.

The post Vendimi/ “TikTok” do të mbyllet në Shqipëri brenda javës appeared first on GIJOTINA.