BMW-ja humb kontrollin dhe përplaset me dy automjete të parkuara, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në unazën e qytetit të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “BMW“ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

The post BMW-ja humb kontrollin dhe përplaset me dy automjete të parkuara, plagoset drejtuesi appeared first on GIJOTINA.