Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

Një incident është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë godinës së Kryeministrisë, pak para nisjes së marshimit të protestuesve.

Një grua u shoqërua nga efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa dëgjohet duke kundërshtuar me ulërima veprimin e uniformave blu. Në vendngjarje ndodheshin gjithashtu qytetarë dhe protestues që po grumbulloheshin për tubimin.

Deri më tani nuk është bërë i ditur motivi i shoqërimit të gruas dhe as nëse ndaj saj është ndërmarrë ndonjë procedurë tjetër nga autoritetet.

Ndërkohë, në sheshin “Skënderbej” vijon grumbullimi i protestuesve, të cilët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë në kuadër të tubimit të paralajmëruar.

Pritet që autoritetet të japin një reagim zyrtar për rrethanat e incidentit të regjistruar para nisjes së protestës.

gijotina.com/

The post Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes appeared first on GIJOTINA.