Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

Ndërsa Lamine Yamal festonte 19 vjetorin e tij të lindjes me kualifikimin për në finalen e Botërorit 2026, në Esplugues de Llobregat, qytetin ku ai banon në Katalonjë, grabitës tentuan të hynin në banesën e tij.

Sipas të përditshmes, ‘La Vanguardia’, tentativa për grabitje nuk përfundoi mirë sepse rojet private të futbollistit të përfaqësueses spanjolle e kuptuan këtë nga telekamerat e sigurisë dhe bënë që keqbërësit të arratisen.

Në të njëjtën zonë, gjatë mëngjesit u denoncuan 2 grabitje të kryera në shtëpitë e personave të tjerë, por nuk dihet me siguri nëse bëhet fjalë për të njëjtët grabitës që tentuan të hynin në banesën e Yamal.

Sidoqoftë, punonjësit e sigurisë së futbollistit bënë denoncimin në polici që nisi një hetim. Dyshimi është se hajdutët u tërhoqën nga koleksioni i bizhuterive dhe orëve të futbollisti, por gjithsesi do të jetë hetimi që do të tregojë gjithçka. Për më tepër, shtëpia e Lamine Yamal ka qenë në kronika edhe në të kaluarën pasi aty kanë banuar më parë Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira.

 

The post Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij appeared first on GIJOTINA.