Aksident i rëndë në zonën e Cërrikut, humbin jetën dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Gostime, në Bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.

Në zonë kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

 

The post Aksident i rëndë në zonën e Cërrikut, humbin jetën dy persona appeared first on GIJOTINA.