Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Lindjet me viza turistike në SHBA mund t’ju kushtojë…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim për qytetarët shqiptarë që përdorin vizat turistike për të udhëtuar në SHBA me qëllim lindjen e fëmijëve

Në njoftim, ambasada thekson se prindërit që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me vizë turistike për të lindur atje dhe përdorin programe publike amerikane për mbulimin e shpenzimeve mjekësore, mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizës në të ardhmen.

Sipas ambasadës, një pjesë e prindërve shqiptarë udhëtojnë në SHBA me viza turistike dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor gjatë lindjes. Këto shpenzime, sipas njoftimit, përfundojnë duke u mbuluar nga taksapaguesit amerikanë.

“Prindërit që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizave të tyre në të ardhmen”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës.

Autoritetet amerikane kanë theksuar vazhdimisht se viza turistike nuk duhet të përdoret për qëllime që bien ndesh me arsyen e udhëtimit të deklaruar gjatë aplikimit. Përdorimi i saj për të marrë përfitime të caktuara publike ose për të shmangur rregullat e emigracionit mund të ndikojë në vendimet e ardhshme për pajisjen me vizë.

The post Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Lindjet me viza turistike në SHBA mund t’ju kushtojë… appeared first on GIJOTINA.