Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Përhapja e flakëve ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, pasi zjarri ndodhet pranë disa banesave. Rrezik potencial paraqet edhe afërsia me Teqenë e Kuzum Babasë, një objekt me rëndësi fetare dhe historike në qytet.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

gijotina.com/

The post Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë appeared first on GIJOTINA.