Eliminimi i Brazilit/ Ancelotti shpjegon pse Vinicius nuk gjuajti penalltinë

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar arsyet pse Vinicius Junior nuk ishte ekzekutuesi i penalltisë në sfidën ndaj Norvegjisë, e cila përfundoi me eliminimin e brazilianëve nga Kupa e Botës 2026.

Tekniku italian tha se vendimi ishte marrë mbi bazën e analizave statistikore dhe një renditjeje të përgatitur paraprakisht nga stafi teknik.

“Ne bëmë disa analiza statistikore dhe lojtari më i mirë ishte Raphinha,” u shpreh Ancelotti.

Ai zbuloi edhe renditjen e lojtarëve të përzgjedhur për goditjet nga pika e bardhë: “Nga lojtarët në dispozicion, më i miri ishte Neymar, më pas Igor Thiago, Bruno Guimarães dhe në fund Martinelli.”

Megjithatë, Ancelotti theksoi se zgjedhja përfundimtare u ndikua edhe nga forma e futbollistëve në fushë në momentin e ndeshjes.

“Vendosëm që ta gjuante Bruno, sepse menduam se ai ishte lojtari më i përshtatshëm në fushë në atë moment,” deklaroi trajneri.

Deklarata e Ancelottit vjen pas debatit të krijuar për mungesën e Viniciusit në listën e ekzekutuesve të penalltive, duke sqaruar se vendimi ishte pjesë e strategjisë së stafit teknik dhe jo një zgjedhje e momentit.

The post Eliminimi i Brazilit/ Ancelotti shpjegon pse Vinicius nuk gjuajti penalltinë appeared first on GIJOTINA.