Tragjedi në Vlorë, mbytet në det 29-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës, ku një 29-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në det.

Viktima është identifikuar si Afërdita Xhilaj. Sipas informacioneve paraprake, e reja është përballur me rryma të forta detare në zonën e Porto Novos, një pikë e njohur për kushte të rrezikshme detare dhe rryma të fuqishme.

Menjëherë pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe po merr në pyetje dëshmitarë që ndodheshin në zonë në momentin e incidentit.

Autoritetet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një aksident tragjik apo nëse ka faktorë të tjerë që kanë ndikuar në këtë humbje jete në det.

 

 

The post Tragjedi në Vlorë, mbytet në det 29-vjeçarja appeared first on GIJOTINA.