Drogë në tokë shtetërore, e pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë (Emrat)

Një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike është zbuluar në Divjakë.

Lënda narkotike u gjet në një tokë shtetërore në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”. Në këtë ambient u gjetën 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh.

Për rrjedhojë, nën hetim u vunë tre për 3 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më konkretisht janë nënë hetim shtetasit: Edison Toromëni, 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, Festim Hoxha, 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe Gazmor Allka, 53 vjeç, me detyrë roje.

The post Drogë në tokë shtetërore, e pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë (Emrat) appeared first on GIJOTINA.