Protestuesit ngjisin pankarta në rrugët e Tiranës, në shënjestër artistët e “përkëdhelur” të qeverisë

Një grup protestuesish ka ndërmarrë një aksion simbolik në rrugët e Tiranës, ku kanë ngjitur pankarta dhe fletë me mesazhe.

Në pankartat e vendosura shfaqen emrat dhe fotot e artistëve dhe personazheve të njohur publikë, mes tyre Ermal Mamaqi, Noizy, Luana Vjollca dhe vëllezërit Veshaj.

Përmes mesazheve, protestuesit i ironizojnë këto figura publike duke ditur afërsinë me qeverinë dhe përfitimet e tyre personale në kurriz të popullit.

Aksioni u zhvillua paralelisht me protestën e organizuar përpara kuvendit aty ku janë shënuar edhe disa incidente teksa policia ka arrestuar disa protestues.

 

The post Protestuesit ngjisin pankarta në rrugët e Tiranës, në shënjestër artistët e “përkëdhelur” të qeverisë appeared first on GIJOTINA.