Miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve! Shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Gent Progni

Ndërsa deputetët kanë hyrë brenda Kuvendit për seancën plenare, qytetarët janë mbledhur për protestën e radhës.

Mësohet se efektivët kanë ndaluar disa persona, të cilët në ato momente ndodheshin në anë të rrugës, pranë një biznesi që ndodhet afër Parlamentit.

Mes të shoqëruarve nga forcat e rendit është edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti, Gent Progni. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij shoqërimi, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar në të gjithë zonën përreth Parlamentit.

Ndërkohë disa protestues hodhën miell drejt makinës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, teksa po hynte brenda ambienteve të institucionit.

Teksa i hedhi miell, ata therrasin në kor, “Hajdut, o hajdut…”.

Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme. Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje që në orët e para.

Ndërkohë një nga personat e shoqëruar pretendon se është dhunuar nga efektivët e policisë.

 

 

The post Miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve! Shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Gent Progni appeared first on GIJOTINA.