“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata kanë deklaruar se nesër në orën 10 do të jenë para Parlamentit.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë folur ditën e sotme në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e kërkesave të saj.

gijotina.com/

The post “Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin appeared first on GIJOTINA.