Masakër në Gjermani, pesë persona humbin jetën nga të shtënat me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Gjermanisë, ku pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin e Stade.

Sipas autoriteteve gjermane, policia ka arrestuar një person të dyshuar si autor të të shtënave, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.

Menjëherë pas raportimit të incidentit, policia ndërmori një operacion në shkallë të gjerë në zonën e Dankersstraße. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangnin vendin e ngjarjes dhe të zbatonin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës, ndërsa forca të shumta policore rrethuan zonën.

Deri në këto momente, motivi i sulmit mbetet ende i paqartë dhe nuk janë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e viktimave apo të personit të arrestuar.

Autoritetet pritet të dalin me një deklaratë zyrtare në orët në vijim, ndërsa hetuesit po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

gijotina.com/

The post Masakër në Gjermani, pesë persona humbin jetën nga të shtënat me armë appeared first on GIJOTINA.