“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, figurës që artikuloi kërkesat e protestës së një dite më parë, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë.

Sot protestuesit kanë zgjedhur të rilexojnë publikisht platformën e tyre, duke nënvizuar se vëmendja e publikut duhet të mbetet te përmbajtja e kërkesave dhe jo te sulmet ndaj individëve.

Qytetarët ka rikonfirmuar pikat kryesore të axhendës, të cilat sipas tyre janë thelbësore për ndryshimin e kursit të vendit.

Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama është marrë personalisht me secilin prej protestuesve. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Lika tha se dorëheqja e tij është pika e parë e kërkesave të tyre.

Aktivisti lexoi edhe një herë kërkesat, të cilat përfshijnë krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

gijotina.com/

The post “Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës appeared first on GIJOTINA.