Protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli, ndërhyn policia

Momente tensioni janë regjistruar pak më parë në sheshin para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kanë gdhirë mëngjesin e sotëm.

Shkak për situatën e krijuar është bërë përpjekja e efektivëve të policisë për të larguar një çadër të vendosur nga protestuesit për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta dhe dielli.

Ndërhyrja e forcave të rendit ka hasur në kundërshtimin e menjëhershëm të qytetarëve, të cilët kanë këmbëngulur për mbajtjen e objektit në vend.

gijotina.com/

The post Protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli, ndërhyn policia appeared first on GIJOTINA.