PD reagon ndaj Marta Kos: “Deklarata e bazuar në informacione të rreme të mikut tënd!”

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e cila është shprehur se qeveria shqiptare ka dhënë garanci për përputhshmërinë e projekteve në zonat e mbrojtura me rregullat në fuqi.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike e konsideron këtë deklaratë të bazuar në informacione të pasakta, duke pretenduar se ato janë përcjellë nga kryeministri Edi Rama dhe nuk pasqyrojnë realitetin në vend.

Sipas PD-së, deklarata e Komisioneres “injoron krizën e rëndë” që, sipas saj, po përjeton Shqipëria dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e situatës, por përkundrazi e thellon atë.

Në qëndrimin zyrtar, Partia Demokratike thekson gjithashtu mbështetjen për pesë kërkesat e protestuesve, të cilat i konsideron si kushte për një zgjidhje paqësore të krizës.

Reagimi i opozitës vjen në një kohë tensionesh politike dhe debatesh të forta mbi zhvillimet në zonat e mbrojtura dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

gijotina.com/

The post PD reagon ndaj Marta Kos: “Deklarata e bazuar në informacione të rreme të mikut tënd!” appeared first on GIJOTINA.