Mbappe dhe Barcola i japin tri pikët “Gjelave” përballë Senegalit

Franca e ka nisur me fitore aventurën e saj në Botërorin 2026, duke mundur me rezultatin 3-1 Senegalin. Franca nga ana tjetër u zgjua në pjesën e dytë, me Mbappe që zhbllokoi takimin në minutën e 66’, ndërsa Barcola vulosi fitoren në minutën e 82’.

Mbaye rihapi sfidën në të 95’, por pas vetëm një minute, ishte Mbappe që vulosi për herë të dytë sfidën, kësaj radhe me një supergol.

Kështu “Gjelat” e nisin me tre pikë Botërorin, ndërsa Senegali nga ana tjetër duhet të reagojë në sfidat e radhës me Norvegjinë dhe Irakun.

Rezultati:

Francë 3-1 Senegal

Mbappe 66′, 90+6′, Barcola 82′ / Mbaye 90+5′

90+6′ Goool Franca 3-1/ Mbappe lëshon një predhë nga distanca, me topin që përfundon në trekëndësh. (Video)

90+5′ Goool Senegali 2-1/ Mbaye godet brenda zonës, por Maignan nuk arrin ta ndalë si duhet. (Video)

82′ Goool Franca 2-0/ Barcola del i vetëm përballë Mendy dhe me një parabël shënon edhe të dytin. (Video)

61′ Franca pretendon për penallti. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore. (Video)

gijotina.com/

 

The post Mbappe dhe Barcola i japin tri pikët “Gjelave” përballë Senegalit appeared first on GIJOTINA.