Qytetarët nisin të grumbullohen në Sheshin Skënderbej, kërkojnë largimin e Ramës

Në ditën e 17-ë të protestës për kundërshtimin e investimit në Zvërnec të Vlorës, qytetarët kanë nisur të grumbullohen në Sheshin Skënderbej në kryeqytet.

Me pankarta në duar dhe me thirrje kundër klasës aktuale politike, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në protestë është parë një prani edhe e turistëve të huaj, nga Australia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët mbajnë me vete simbole kombëtare shqiptare dhe simbole të flamingove.

gijotina.com/

The post Qytetarët nisin të grumbullohen në Sheshin Skënderbej, kërkojnë largimin e Ramës appeared first on GIJOTINA.