Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

Një tentativë grabitjeje është shënuar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku shënjestër ka qenë një filial i Union Bank.

Sipas burimeve, i dyshuari është vënë në pranga nga Policia menjëherë pas ndërhyrjes së forcave të rendit, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës pa pasoja.

Të dhënat paraprake tregojnë se personi i arrestuar kishte me vete një pistoletë lodër, e cila dyshohet se është përdorur për të ushtruar presion dhe për të realizuar grabitjen.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e të arrestuarit.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar, ku do të japë më shumë detaje mbi ngjarjen dhe hetimet që po zhvillohen.