Lapaj sërish në protestën për Zvërnecin: Dilni për të ardhmen e fëmijëve!

Adriatik Lapaj i është bashkuar protestës bashkë me disa anëtarë të Shqipëria Bëhet. Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Lapaj u është drejtuar qytetarëve me thirrjen:

“Merrni fëmijët për dore dhe dilni në shesh. Dilni për të ardhmen e tyre!”

Lapaj ishte i pranishëm edhe një ditë më parë, pavarësisht thirrjeve të qytetarëve që partitë politike t’i qëndrojnë larg protestës.

gijotina.com/

The post Lapaj sërish në protestën për Zvërnecin: Dilni për të ardhmen e fëmijëve! appeared first on GIJOTINA.