Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Kamëz, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Viktima u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima ëhstë 26-vjeçari Amarildo Vukaj.
The post Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, i plagosuri humb jetën në Spitalin e Traumës (Emri) appeared first on GIJOTINA.