Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni policor, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër.

Burimet bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur.