Tjetër aksident në Lezhë, përplasen dy motorë! 1 i plagosur, transportohet në spital

Dy motorë janë përplasur në aksin Kune-Shëngjin këtë të dielë. Si pasojë e përplasjes njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në rrugët që përshkojnë Lezhën, brenda pak orëve.

Aksidenti tjetër ndodhi ndodhi rreth orës 12:00 të së dielës në afersi të kryqëzimit të Kakarriqit.  E plagosura u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Shkodër, raportohet për një grua të plagosur rëndë

The post Tjetër aksident në Lezhë, përplasen dy motorë! 1 i plagosur, transportohet në spital appeared first on GIJOTINA.