Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

Alarmi i banorëve për një zjarr të rënë në një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ka rezultuar i pavërtetë.

Edhe pse banorët e zonës u alarmuan duke parë një re të dendur tymi të bardhë që dilte nga ndërtesa dhe njoftuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, verifikimet në terren kanë zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

Pas mbërritjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe policisë në vendngjarje, u konstatua se nuk bëhej fjalë për flakë apo vatër zjarri. Në fakt, reja e dendur që u ngatërrua me tym ishte pluhur masiv.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur apo nëse tymi ka qenë për shkak të prishjes së ndonjë objekti.

Bëhet fjalë për një godinë të vjetër, të ndërtuar para viteve ’90. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet.

gijotina.com/

The post Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta appeared first on GIJOTINA.