Kryetari i rizgjedhur i PD Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se procesi në çdo degë ishte dinjitoz. Gjatë fjalës së tij Berisha drejtuar kryeministrit Edi Rama e cilësoi atë si një kufomë politike, duke thënë se për 40 mijë demokratët nuk ka legjitimitet. Ai shtoi se beteja e opozitës do vijojë e pamposhtur deri në fitore.
Berisha falënderoi të gjithë anëtarësinë që mori pjesë në zgjedhje, edhe ata që abstenuan apo votuan kundër.
“Edi Rama dije mirë se për këtë ushtri 40 mijë, ti ke zero legjitimitet. Kudo të shkosh edhe në hënë dhe prapa diellit shkon një sharlatan. Shkon njeri pa legjitimitet. Do trajtohesh si i tillë deri në ditën e largimit nga pushteti. Parti e votës së lirë. Mendove se me 11 maj fitove. Buzëqeshjen ta ngrimë muaj më parë. Kufomë politikë. Fundit e ke të shpejtë. Demokratë e demokrate, sot keni votuar për një PD të modernizuar në të gjithë veprimtarinë e saj, për një PD të vizionit më të shkëlqyer, për një PD më të vendosur se kurrë në misionin e saj”, tha mes të tjerash ai.
The post “PD, parti e votës së lirë dhe e modernizimit”/ Berisha: Rama kufomë politike appeared first on Lapsi.al.