Përplasen dy tramvaje në Gjermani/ 27 persona të plagosur, 5 në gjendje të rëndë

Dy tramvaje janë përplasur sot në Gjermani. Si rrjedhojë janë plagosur të paktën 27 persona. Pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas departamentit të zjarrfikësve, 28 persona të tjerë morën ndihmën e parë.

Dy trenat u përplasën ballë për ballë në kryqëzimin e Berliner Allee dhe Graf-Adolf-Straße, në rrethana ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit të rëndë.

The post Përplasen dy tramvaje në Gjermani/ 27 persona të plagosur, 5 në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.