Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës brenda një kantieri në pronësi të Blerti Mehillajt.
Mësohet se, dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Burimet sinjalizojnë se një person ende i paidentifikuar ka spërkatur betonieret me benzinë dhe u ka vënë flakën.
Ndëkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe për të identifikuar autorin.
The post Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) appeared first on GIJOTINA.