Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në lagjen Rus në qytetin e Shkodrës.

Kreu i AKU është goditur me sende të forta në kokë dhe qyte pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.

 

Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë goditur.
gijotina.com/

 

The post Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete appeared first on GIJOTINA.