Këshilli i Rregullores miraton në dakordësi të plotë rregulloren e re të Kuvendit –

Ashtu siç ishte parashikuar, është mbledhur sot para seancës plenare Këshilli i Rregullores.

Nën drejtimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, në mbledhje janë të pranishëm përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës, ku u miratua rregullorja e re e Kuvendit.

Ndërkohë, kjo rregullore e re do të votohet sot në seancën plenare.