Sherr për motive të dobëta, goditet me thikë 55-vjeçari në Tiranë

Një sherr ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Nisharaku”, Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 07:40, Enton Nushaj 48 vjeç dyshohet se ka goditur me mjet prerës Armando Millonaj 55 vjeç, pas një konflikti i cili besohet se nisi për një vend parkimi.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në kërkim u shpall autori.

The post Sherr për motive të dobëta, goditet me thikë 55-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.