Paralajmërim i fortë nga Teherani: Nëse tensionet përshkallëzohen, Gjiri i Omanit mund të shndërrohet ‘në varrezë’ për anijet amerikane

Irani ka bërë disa deklarata kërcënuese kundër Shteteve të Bashkuara.

Nëpërmjet këshilltarit ushtarak të udhëheqësit suprem të vendit, Irani paralajmëroi se Gjiri i Omanit mund të shndërrohet në një “varrezë” për anijet luftarake amerikane nëse tensionet dhe prania ushtarake e Uashingtonit në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen.

Gjeneral Major Mohsen Rezaei , një ish-komandant i lartë i Gardës Revolucionare, paralajmëroi se Teherani e konsideron bllokadën detare një akt lufte dhe tha se përgjigja e vendit do të jetë ushtarake.
“Këshilla ime ushtarake për SHBA-në është të tërhiqet përpara se Gjiri i Omanit të shndërrohet në një varrezë për anijet e saj. Përndryshe, ne e konsiderojmë një bllokadë detare një akt lufte dhe përgjigjja ndaj saj është e drejta jonë natyrore”, tha Rezaei në deklaratat e transmetuara në televizionin shtetëror iranian.

Zyrtari iranian argumentoi gjithashtu se përmbajtja e Teheranit deri më tani nuk duhet të kuptohet si pranim i presionit ose kërcënimeve nga pala amerikane.

“Nëse kemi treguar durim deri më tani, kjo nuk do të thotë se e pranojmë atë”, tha ai.