Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës

Në orën 19.00, Elbasani do masë forcat me Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për Final Four. Ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë kampionatit, edhe këtë herë, tifozët e Elbasanit do të jenë pranë skuadrës.

Siç shihet në video, të shumtë janë ata që janë nisur për në Tiranë dhe do të ndjekin nga afër skuadrën e zemrës. Synimi i vetëm i Elbasanit ndaj Egnatias janë 3 pikët, me qytetin që ëndërron të fitojë titullin. Elbasani është në vendin e parë me 31 pikë.
gijotina.com/

The post Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës appeared first on GIJOTINA.