Trump: 20 vite pezullim të programit bërthamor të Iranit janë të mjaftueshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se është “dakord” me një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit, me kusht që Teherani të ofrojë një angazhim të vërtetë në këtë drejtim.

Deklarata u bë pas largimit nga Pekini, ndërsa Trump u fliste gazetarëve në bordin e Air Force One.

“Njëzet vjet janë të mjaftueshme, por niveli i garancisë së ofruar prej tyre duhet të jetë vërtet një angazhim i vërtetë për ato 20 vjet”,- tha presidenti.

Presidenti i SHBA-së ka theksuar vazhdimisht parandalimin e Iranit nga pajisja me armë bërthamore dhe më parë i ka etiketuar propozimet e Iranit gjatë negociatave si të pamjaftueshme dhe të papranueshme./

The post Trump: 20 vite pezullim të programit bërthamor të Iranit janë të mjaftueshme appeared first on Lapsi.al.