Berisha sulmon pronaren e Top Channel: Një kumarxhie që mashtron shqiptarët

“Një tëntativë për të mashtruar shqiptarët, për të retushuar krimin dhe mafien”. Kështu e ka etiketuar Sali Berisha intervistën e organizuar dje nga Top Channel, me ish drejtoreshën e AKSH-it, të akuzuar nga SPAK si pjestare e një grupi kriminal.

Lideri i opozitës e quajti Top Channel si “mafie të fjalës së lirë”, duke e etiketuar pronaren e saj Vjollca Hoxha si një “kumarxheshë të papërmbajtur”, që grabit miliona para publike në bashkëpunim me Edi Ramën, për të mashtruar teleshikuesit e saj.

Intervista në TOP/ Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it

Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë televizionin kombëtar, të hedhin poshtë mashtrimet e tij dhe ta kërkojnë të vërtetën në mediat sociale, të cilat për hir të së vërtetës shpërthyen me meme në rrjet për intevistën e Mirlinda Karcanajt.

Sipas tij kjo intervistë ishte organizuar me një qëllim të vetëm: për të shplarë gënjeshtrën e kryeministrit se ish drejtoresha e AKSH jeton në shtëpi me qera, të cilën e rrëzoi sekuestrimi nga gjykata i disa pronave të saj. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Berisha shigjetoi edhe ish deputeten e tij, Grida Duma që kreu formalisht intervistën.

“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

Ai e krahasoi atë me shfaqen e të njëtës moderatore përkrah Belinda Ballukut te tuneli i Llogarasë, menjëherë pasi plasi skandali se me atë tender ishin vjedhur me një dorë 5o milionë euro. Prej disa ditësh, fiks që nga hapja e polemikës mer kryeministrit Rama dhe Reporterëve pa Kufij, lidhur me shkallën e lirisë së mediave në vend, lideri i opozitës është angazhuar në një denoncim të sistemit mediatik dhe televizioneve të mëdha duke nisur me Nevs 24, Report TV e tani me Top Channel.

©Lapsi.al 

 

The post Berisha sulmon pronaren e Top Channel: Një kumarxhie që mashtron shqiptarët appeared first on Lapsi.al.