Kryeministri estonez deklaratë me Ramën: Ecni përpara me reformat! Nëse përmbushni angazhimet tuaja, BE do të bëjë të njëjtën gjë! Ju keni një ministre AI, duhet…

Kryeministri Edi Rama mbajti një deklaratë të përbashkët me kryeministrin estonez, Kristen Michal. Ky i fundit shprehu mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë, ndërsa theksoi se qeveria duhet të ecë përpara me reformat.

“Estonia mbështet fort zgjerimin e BE, kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE dhe do e bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaja nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë. Fluturimet e drejtpërdrejta çelin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset. Kemi shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çmimet dixhitale, interesi në rritje për AI.

Përvoja e Estonisë si vend dixhital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe përmirësojë shërbimet publike. Nisma jonë e sapo prezantuar e AI është investim i rëndësishëm në të ardhmen e ekonomisë, pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet dixhitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre për AI, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty. I dashur Edi faleminderit për vizitën tuaj.

Vitin tjetër shënojmë 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve dhe besoj se bashkëpunimi do të bëhet edhe më i fortë.”, tha ai.