Moti sot, i kthjellët dhe i ngrohtë, temperaturat në rritje

Sipas te dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i  kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare.

Era do të fryj e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e shoqëruar me valëzim të ulët në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1 ballë.

Temperaturat u regjistruan:

Në zonat malore 0 deri 19°C
Në zonat e ulëta 2 deri 23°C
Në bregdet 6 deri 22°C

The post Moti sot, i kthjellët dhe i ngrohtë, temperaturat në rritje appeared first on GIJOTINA.